Nait Hasani: Limaj duhet të kërkojë mbështetjen e PDK-së, jo të veprojë individualisht

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka reaguar ndaj zvarritjes së konstituimit të Kuvendit të ri, duke e cilësuar situatën si të përsëritur dhe pa perspektivë për zgjidhje në mungesë të vullnetit politik.  “Derisa nuk respektohet vendimi nga partia e parë që ka dalë e para në zgjedhje, është bërë një rutinë e përditshme dhe e parëndësishme shkuarja në Kuvend,” u shpreh ai.  “Fatmir Limaj duhet të vijë tek PDK-ja për të kërkuar mbështetje, por jo si individ. Vendimi merret në konsultim me kryetarin dhe kryesinë e partisë. Ai është mjaft inteligjent ta kuptojë këtë situatë,” theksoi Hasani. Duke folur për mungesën e një marrëveshjeje të qartë ndërmjet partive, Hasani tha se Kuvendi tashmë është përballur me mbi 50 tentime të pasuksesshme për t’u konstituuar. “Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur masa sanksionuese, por ka lënë vullnetin e lirë për ta përmbyllur procesin brenda 30 ditëve. Por edhe pas këtyre ditëve, situata do të mbetet e njëjtë. Nuk kemi as kryetar e as kryesi të Kuvendit,” përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Kurti dhe Osmani janë të përqendruar në ruajtjen e pushtetit, jo në interesat e qytetarëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Qeverisë …