Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli: Limaj mund të jetë kandidat kompromisi mes Kurtit dhe opozitës

Në kohën kur Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet për herë të 50-të me radhë, duke e thelluar më tej krizën institucionale, ish-presidenti Behgjet Pacolli ka dalë me një propozim për zhbllokimin e situatës. Pacolli ka deklaruar se kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mund të jetë një figurë kompromisi që do të mund të hapte rrugën e konsensusit mes partive politike. “Zgjidhja më e mirë do të ishte arritja e një konsensusi rreth një kandidati të pranueshëm për të gjithë, dhe jo zgjedhjet e reja që vetëm do të thellonin krizën. Fatmir Limaj mund të jetë një kandidat kompromisi, por kjo varet nga gatishmëria e palëve”, u shpreh Pacolli. Ai e cilësoi si “alarmante dhe pa precedent” situatën e bllokimit të Kuvendit, duke i bërë thirrje pozitës dhe opozitës që të marrin përgjegjësi dhe të lënë anash interesat partiake për hir të qytetarëve. “Faji është i përbashkët, pozita dhe opozita po dështojnë të gjejnë një zgjidhje për hir të interesit qytetar”, tha ai. Pacolli theksoi se përgjegjësia kryesore për të dalë nga ky ngërç i takon kryeministrit në detyrë. “Normalisht, përgjigjen për këtë e ka kryeministri. Ai duhet të bëjë zgjidhje!”, deklaroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosje ndaj Albin Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të aprovojë kërkesën për hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj …