Organizata e Veteranëve te UÇK-së -Therandë : U nda nga jeta të bashkëluftëtari ynë, Sadri Ramë Muqa

Njoftim mortor: OVL-UÇK – Dega Therandë

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Sadri Ramë Muqa, nga fshati Vraniq, i lindur më 1957, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili me nder, përkushtim dhe krenari shërbeu në radhët e UÇK-së për çlirimin e atdheut.
Sadriu ishte shembull i qëndresës dhe përkushtimit për lirinë, dhe do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një luftëtar i denjë dhe njeri i mirë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 25 Korrik 2025, në ora 18:00, në varrezat e fshatit Vraniq.
Në emër të të gjithë anëtarëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Suharekë, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Muqa, farefisit, miqve dhe bashkëluftëtarëve.
Lavdi jetës dhe veprës së Sadri Ram Muqës!
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!
Kryesia e OVL-UÇK, Dega Suharekë
Kryetari Sejdi Elezi

Kontrolloni gjithashtu

Poeti Ali H.Tahiri ndanë Mirënjohje post mortum profesor Ahmet Qeriqit për kontributin jetësor ndaj kombit dhe atdheut

Në një moment të mbushur me emocione dhe respekt të thellë kombëtar, poeti i njohur …