Gjykata speciale në Hagë kanë njoftuar se paraqitja e provave nga mbrojtja në rastin “Thaçi dhe të tjerët” do të fillojë më 15 shtator 2025. Sipas njoftimit zyrtar, trupi gjykues ka lëshuar një urdhër për të caktuar këtë datë si të synuar për fillimin e paraqitjes së provave nga mbrojtja. Data do të konfirmohet në konferencën përgatitore që do të mbahet më 19 gusht. “Paneli lëshoi gjithashtu edhe urdhra të mëtejshëm në lidhje me aspekte si listat e rishikuara të provave materiale dhe afatet për nxjerrjen e provave”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara. Vendimi vjen pas kërkesës së mbrojtjes për shtyrjen e fillimit të paraqitjes së provave, që fillimisht ishte planifikuar të niste më 25 gusht.

Former Kosovo President Hashim Thaci, who resigned and was taken into custody of a war crimes tribunal, appears for the first time before the Kosovo Specialist Chambers in The Hague, Netherlands November 9, 2020. Jerry Lampen/Pool via REUTERS