Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra i ka reaguar ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut duke ia përkujtuar kësaj se militantët e partisë Vetëvendosje që kërcënonin me jetë kundërshtarët politik. Deputetja, Blerta Deliu Kodra ka kërkuar nga ministrja, Albulena Haxhiu që t’i lë anash viktimizimet. “Le të flasim për drejtësinë që mungon. Dhurata Hoxha, ish ministre e drejtësisë, është kërcënuar me jetë nga militantët e Vetëvendosjes në vitin 2016. Gjithashtu është penguar teksa mbante fjalim gjatë një aktiviteti në lidhje me javën e gruas me datë 20.03.2018, ku para saj u pati shpalosur një baner me mbishkrimin “Dhuratë je e përlyer me krimin që e ke bërë. Me të tilla forma kërcënimi, shantazhi e linçimi nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje Dhurata është përballur gjatë gjithë kohës, duke i kërkuar asaj drejtësi për Astritin. Edhe Dhurata ka qenë një grua, edhe asaj i ka kushtuar shumë linçimi i vazhdueshëm publik i bërë nga Lëvizja Vetëvendosje. Në atë kohë, as Haxhiu e askush nga partia e saj nuk distancoheshin nga “ato akte të shëmtuara”.Sot ministrja në dorëheqje Albulena Haxhiu kalon në sulme ndaj të gjithë atyre që protestojnë kundër Fitore Pacollit për afera korruptive” ka shkruar deputetja, Blerta Deliu Kodra.
