Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: FSK-ja është e gjithë Kosovës, e jo e partive politike

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka shkruar se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gjithë Kosovës, e jo e partive politike. Ajo ka shtuar më tutje se heroizmi i ushtarëve nuk guxon me u keqpërdor për me mbuluar paaftësinë qeverisëse. “Në vend se të heshtin e të tregojnë respekt për një jetë të humbur, këta po tregojnë disrespekt për të ndjerin dhe familjen e tij.

Sa turp, aq edhe mjerim!

Në krejt këtë maskaradë, po na intereson veç një gjë:

Ku e morën këta këtë ushtri, kur thonë që kur erdhën në pushtet e gjetën Kosovën të shkatërruar?

Jo, maskarenjë, mos e politizoni FSK-në!

Kjo është ushtri e ndërtuar nga breza me mund, me sakrificë dhe me përkushtim.

FSK nuk është ndërtuar me statusa në Facebook. FSK ka dalë nga gjaku i bijave dhe bijëve më të mirë të Kosovës!” ka shkruar mes tjerash, deputetja, Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Irfan Lipovica u intervistua në cilësinë e të pandehurit

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ish-sekretari i MINT, Irfan Lipovica është ftuar për …