Irfan Lipovica u intervistua në cilësinë e të pandehurit

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ish-sekretari i MINT, Irfan Lipovica është ftuar për intervistim në cilësinë e të pandehurit.

“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se z.Irfan Lipovica është ftuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin ‘Rezervat shtetërore’, mirëpo i njëjti e ka shfrytëzuar të drejtën ligjore për të mos u deklaruar. Për veprimet e tjera lidhur me rastin, publiku do të njoftohet me kohë”, ka thënë për RTK-në, Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.

As Lipovica dhe as avokati i tij nuk janë përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se në çfarë cilësie është intervistuar nga prokuroria, por vetëm kanë thënë se bëhet fjalë për rastin e rezervave shtetërore.

“Sot jemi ftuar nga ana e Prokurorisë Speciale lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Ky rast ende është në hetime dhe nuk kemi çfarë të shtojmë më shumë”, ka thënë Feim Alaj, avokat i Lipovicës.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ish-sekretari i MINT, Irfan Lipovica është ftuar për intervistim në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin ‘Rezervat shtetërore’, mirëpo i njëjti e ka shfrytëzuar të drejtën ligjore për të mos u deklaruar.

Lipovica ishte paraqitur në Prokurori edhe para dy ditësh, derisa është një nga tre të dyshuarit në rastin e rezervave shtetërore, së bashku me afaristin Ridvan Muharremi dhe zyrtarin Hafiz Gara.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja pranoi prova nga Serbia, një delegacion i OVL UÇK-së në ambasadën gjermane

Një delegacion i OVL UÇK-së i kryesuar nga kryetari Hysni Gucati është pritur në takim …