Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Ky nuk është shqetësim për ligjshmërinë, por panik nga përgjegjësia

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas intervistimit të ministres në detyrë të Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, e cila ka kritikuar qasjen në dokumente sekrete nga Prokuroria Speciale. Duke komentuar këtë reagim të ministres, Rozeta Hajdari, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka shkruar se këtu nuk është fjala për shqetësim për shkaqe të ligjshmërisë por për arsye tjera. “Të jemi të qartë: bëhet fjalë për të njëjtat “sekrete” që ajo i ka ndarë me Ridvanin, një qytetar që nuk ka kaluar asnjë verifikim apo filtër sigurie. Ironike, por edhe alarmante. Ky nuk është shqetësim për ligjshmërinë, por panik nga përgjegjësia”, ka shkruar sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj mobilizon shqiptarët e Luginës: Të dielën, i madh e i vogël, dilni për të votuar

Daut Haradinaj nga Aleanca u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të …