FSK përfundon me sukses “Kursin e Avancuar për Lider”

FSK përfundon me sukses “Kursin e Avancuar për Lider”

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të Forcës së Sigurisë së Kosovës u realizua “Kursi i Avancuar për Lider”, i cili synon zhvillimin e njohurive dhe aftësive profesionale të pjesëtarëve të FSK-së në drejtimin në nivel togu.
Trajnimi përfshiu module teorike dhe praktike, të përputhura me standardet e FSK-së për formimin e liderëve ushtarakë.
Ky kurs është pjesë thelbësore e zhvillimit profesional të pjesëtarëve dhe ndihmon në forcimin e kapaciteteve udhëheqëse, përmirësimin e zinxhirit komandues dhe rritjen e gatishmërisë operacionale të forcës.
Gjithashtu, ai shërben si bazë për avancim dhe zhvillim të mëtejshëm të karrierës së pjesëtarëve të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …