Avokati, Ardian Bajraktari ka vlerësuar se procesi që po zhvillohet në Gjykatën e Hagës ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është karakterizuar me shkelje të shumta. Ai ka shtuar më tutje se në këtë proces gjyqësore ka ndodhur edhe gjëra që nuk do të duhej të ndodhnin. “Procesi në Dhomat e Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë ka hyrë në një fazë të rëndësishme, ku rol determinues do të ketë pala mbrojtëse. Ecuria e procesit deri tash është shoqëruar me jo pak shkelje, duke filluar nga mungesa e transparencës e deri te në një proces të tejzgjatur. Pastaj ka pasur edhe sfida, të cilat nuk do të duhej të ndodhnin, me theks të veçantë për sa i përket çështjes së aspektit financiar, pra mbulimit të pagesave të avokatëve mbrojtës”, ka thënë mes tjerash, avokati, Ardian Bajraktari.
