leoni

Kadri Kryeziu: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme – Kushtetuesja në prag të vendimit

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar vendimin që pritet më 8 gusht nga Kushtetuesja lidhur me krizën pas moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ai paraqiti tre skenarë të mundshëm, duke theksuar se vetëm zgjedhjet mund ta rikthejnë besimin qytetar. Skenari më i mundshëm, sipas tij, është që Presidentja të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi kriza ka bllokuar formimin e Qeverisë. Skenari i dytë, më pak i dëshirueshëm, do ishte rifillimi i afatit 30-ditor për konstituim. I treti, më i keqi sipas Kryeziut, do ishte transferimi i të drejtës për kryetar Kuvendi te një grup tjetër parlamentar – gjë që ai e sheh si shkelje ligjore. Kryeziu vlerësoi profesionalizmin e përbërjes aktuale të Kushtetueses, duke shprehur bindjen se vendimi do të sjellë qartësi ligjore. Ai kritikoi ashpër edhe ish-kryetarin Enver Hasani, duke e fajësuar për rrëshqitjen institucionale të viteve të fundit. Në fund, Kryeziu theksoi se legjislatura aktuale e ka humbur kredibilitetin dhe se zgjedhjet janë e vetmja rrugëdalje.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …