Filloi shkolla rinore verore në Malishevë

Sot në Malishevë, ka filluar shkolla rinore verore, e cila do të zgjasë dy ditë, e në të cilën po marrin pjesë rreth 45 të rinj, anëtar të organizatave rinore, si Qendre Rinore, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal dhe Kuvendi i të Rinjve të Malishevës. Gjatë këtyre dy ditëve, pjesëmarrësit e kësaj shkolle, do të kenë mundësi të dëgjojnë tema nga të gjitha fushat e jetës dhe të zhvillojnë debate të ndryshme, do të ketë shfaqje të filmave nga DOKUFEST-i, pastaj do të organizojnë lojëra dhe shëtitje.

Në hapjen e kësaj shkolle dy ditore, morën pjesë edhe nënkryetari i Malishevës, Rexhep Mazreku, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi, zyrtarë policorë dhe përfaqësuesit e rinisë në Malishevë. me këtë rast, nënkryetari Mazreku, i ka përshëndetur të rinjtë pjesëmarrës të kësaj shkolle, duke ju dëshiruar sukses, si dhe tha se “Komuna e Malishevës, do ti përkrahë gjithmonë aktivitetet rinore, në veçanti aktivitetet me karakter arsimor dhe edukativ”.

Po ashtu, edhe drejtoresha Krasniqi, i ka uruar pjesëmarrësit e kësaj shkolle dyditore. “Ky është viti i tretë me radhë që organizohet kjo formë e shkollës verore, ku ju të rinj, keni mundësi të mësoni dhe të merrni aftësi, përmes ligjëratave që mbahen gjatë këtyre dy ditëve”, tha drejtoresha Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …