Kryetari Ramosaj pret në takim komandantin e ri të KFOR-it – Komanda Rajonale Perëndim, Kolonel Lorenzo Mangia

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, ka pritur sot në një takim njohës komandantin e KFOR-it, Komanda Rajonale Perëndim, kolonel Lorenzo Mangia.

Gjatë takimit, kryetari Ramosaj e uroi kolonelin Mangia për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar suksese në misionin e tij në Kosovë. Ai njëherësh shprehu mirënjohjen e thellë për rolin e rëndësishëm të KFOR-it në garantimin e sigurisë, ruajtjen e paqes dhe ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm me institucionet lokale në Komunën e Deçanit.

“Mirë se erdhe në Deçan, kolonel Mangia! Vlerësojmë lartë kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it dhe presim vazhdimin e këtij bashkëpunimi në të mirë të qytetarëve tanë,” u shpreh kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Publikohet agjenda e takimeve në fshatra dhe lagje të bashkësive lokale të kryetarit Lushtaku

Komuna e Skënderajt, ka publikuar agjendën e takimeve të kryetarit Sami Lushtaku në fshatra dhe …