AAK-ja e gatshme të votojë kandidat nga Vetëvendosja për kryetar të Kuvendit, me disa përjashtime

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka theksuar se partia e saj i qëndron zotimit për të mbështetur një kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, por me disa përjashtime. Duke komentuar aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, Kadrijaj tha në një intervistë për Dukagjinin se ky vendim nuk ka ndryshuar qëndrimin e AAK-së. “Do t’i qëndrojmë propozimit për ndonjë kandidat konsensual. Për shembull, Mimoza Kusari, Fitore Pacolli ose të tjerë ka plotë që nuk i votojmë. Por nëse del ndonjë kandidat konsensual, siç kemi deklaruar, besoj se do ta votojmë”, u shpreh ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …