Kryetari i OVL-UÇK viziton Ambasadën e Turqisë, kërkon garanci për drejtësi dhe transparencë në Gjykatën Speciale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, së bashku me bashkëpunëtorë, vizituan sot Ambasadën e Turqisë në Kosovë, ku u takuan me ambasadorin Sabri Tunç Angili. Gjatë këtij takimi u diskutuan shqetësimet e veteranëve lidhur me proceset e Gjykatës Speciale, të cilat sipas tyre po kalojnë me padrejtësi. OVL-UÇK shprehu mirënjohje për gatishmërinë e ambasadorit dhe shtetit turk për të dëgjuar këto shqetësime, duke kërkuar që Turqia të marrë rolin e një garanti të drejtësisë dhe transparencës në këtë proces. Në njoftim, organizata theksoi edhe rëndësinë e miqësisë së gjatë ndërmjet dy popujve dhe shprehu shpresën për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …