leoni

AKB: Bizneset dhe Punëtorët e sektorit privat, humbës të vitit 2020 në Kosovë

AKB kundërshton vendimin për kalimin e bizneseve në tregun e hapur të energjisë

Aleanca Kosovare e Biznesit ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Komerciale të Kosovës, Shkalla e Dytë, e cila ka vendosur në favor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për kalimin e rreth 1 mijë e 300 bizneseve prodhuese vendore në tregun e hapur të energjisë elektrike. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka theksuar se ZRrE-ja duhet të kishte marrë parasysh të drejtën e bizneseve për të ndjekur procedurat ankimore. Ai paralajmëroi se Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Supreme me ankesë dhe kërkoi që deri në shqyrtimin e saj vendimi të mos zbatohet. “Në demokraci duhet të mësohemi që pavarësisht nëse vendimet janë favorizuese ose disfavorizuese për palët, ato duhet të respektohen,” tha Shahini.  “Bizneset gjithmonë kanë qenë të goditura, mbesin të pambrojtura, dhe Kosova po bëhet një nga vendet më të shtrenjta për investitorët e huaj. Shumë kompani tashmë të prekura do të ikin dhe do të gjejnë treg jashtë Kosovës,” u shpreh ai. Vendimi i Gjykatës Komerciale, Shkalla e Dytë, ka marrë formë të prerë në këtë fazë dhe i jep të drejtë ZRrE-së që të zbatojë masën, duke ndryshuar vendimin e mëparshëm të Shkallës së Parë.

Kontrolloni gjithashtu

Mustafa: Prioritetet kryesore rendi, ligji, normalizimi i vendit, të lidhemi fort me interesat shtetërore

Rrustem Mustafa, përdor një metaforë të Dritëro Agollit për të kritikuar politikën në Kosovë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, …