leoni

Xhevahire Izmaku: Nisma do të votojë në Kuvend, por vendimi varet nga marrëveshja politike

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka konfirmuar se tre deputetët e këtij subjekti politik do të marrin pjesë dhe do të votojnë në seancën konstituive të Kuvendit, duke iu bindur vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Izmaku nuk e bëri të qartë nëse vota e tyre do të jetë pro apo kundër kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetar të Kuvendit. Ajo theksoi se Nisma ende synon këtë post, përderisa nuk ka pasur bisedime të reja për ndonjë pozicion tjetër. “Nisma ka deklaruar publikisht se jemi subjekti i parë shqiptar që kemi ofruar dorën e bashkëpunimit me tri votat tona për të dalë nga ngërçi politik. Për rrethana të tjera politike do të jemi sërish në tavolinë. Kemi mandat nga kryesia e partisë që bisedimet t’i vazhdojmë për pozitën e kryetarit të Kuvendit,” tha Izmaku. Ajo shtoi se nuk ka pasur kontakte të reja me LVV-në pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe se çdo vendim për votën do të merret në varësi të një marrëveshjeje politike të mundshme. “Ne do t’i bindemi rregullave të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe do të votojmë brenda Kuvendit. Si do të jetë ajo votë, do të varet nga rrethanat që do të krijohen dhe nëse do të kemi një marrëveshje politike,” përfundoi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Mustafa: Prioritetet kryesore rendi, ligji, normalizimi i vendit, të lidhemi fort me interesat shtetërore

Rrustem Mustafa, përdor një metaforë të Dritëro Agollit për të kritikuar politikën në Kosovë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, …