Përparim Gruda: VV po sulmon Kushtetuesen sepse iu hoq nga duart mjeti i bllokadës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e sulmon Gjykatën Kushtetuese për shkak se vendimi i saj u ka hequr nga duart “mjetin e bllokadës” në Kuvend. Gruda tha se për muaj me radhë debati politik ishte përqendruar tek çështja e votimit të fshehtë. Sipas tij, opozita kishte argumentuar se një votim i tillë nuk lejohet, ndërsa pushteti kishte këmbëngulur për të kundërtën. “Gjykata Kushtetuese ka vendosur qartë se nuk lejohet votimi i fshehtë,” u shpreh ai. “Arsyeja pse Kushtetuesja po sulmohet nga pushteti është sepse në prapavijë ekziston pakënaqësia: ‘Pse nuk po na lejoni ende të bllokojmë Kuvendin e Kosovës’,” tha Gruda, duke theksuar se ky aktgjykim ka hequr një mjet të rëndësishëm nga duart e pushtetit. Ai theksoi se nuk ka vend për interpretime partiake të vendimit, por vetëm një lexim profesional. Sipas tij, dispozitivi i aktgjykimit tashmë është i qartë dhe nuk do të ndryshojë as kur të publikohet i plotë, përveç disa detajeve teknike në arsyetim.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …