Lahi Brahimaj: Fjala e pambajtur është pabesi ndaj vendit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se çdo mbështetje për vazhdimin e sundimit të vendit nga kryeministri Albin Kurti përbën pabesi ndaj Kosovës dhe së ardhmes së saj të sigurt. Brahimaj ka theksuar se angazhimet e tij dhe të bashkëpunëtorëve kanë qenë gjithmonë të lidhura me mbrojtjen e vendit, si nga armiqtë, ashtu edhe nga keqqeverisja. “Është pabesi për vendin dhe të ardhmen e sigurt të shtetit çfarëdo ndihme për vazhdimin e sundimit të Kosovës nga Albin Kurti. Nga odat ku kemi shkuar fshat për fshat me premtime të sakta, e deri në studio televizive ku i jemi drejtuar opinionit publik, besa që kemi lidhur me qytetarët është ajo për mbrojtjen e Kosovës. Edhe nga armiqtë, edhe nga keqqeverisja sunduese. Fjala e pa mbajtur mbetet vetëm pabesi, asgjë më pak,” ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …