Nasim Haradinaj: Deklaratat e Kurtit ndikuan në ndalimin e vizitave familjare për Thaçin në Hagë

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka fajësuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për vendimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar që t’u ndalohen vizitat familjare, përfshirë vëllezërit, ish-presidentit Hashim Thaçi në paraburgim në Hagë. Haradinaj tha se deklaratat publike të Kurtit, ku ai akuzonte deputetë të PDK-së për vizita me qëllim të marrjes së instruksioneve politike nga Thaçi dhe të tjerët, kanë ndikuar drejtpërdrejt në këtë vendim të prokurorisë së Speciales. “Qikjo vërejtja e Albin Kurtit e dha edhe ky një vërejtje që Thaçit po i jepet informacion, po bëhen instruksione dhe ZPS-ja u përgjigj me këtë, edhe ia ndaloi Thaçit vizitat për të afërmit dhe për vëllezërit. Ai haptas e tha në medie. Unë të garantoj mbi 60 për qind ka peshë këtu”, deklaroi Haradinaj. Sipas tij, deklaratat e dhëna nga Kurti në emisionin “Këndi i Debatit” në të njëjtin televizion, kanë prodhuar pasoja serioze ligjore ndaj të paraburgosurve në Hagë dhe përbëjnë ndërhyrje të papranueshme politike në një proces gjyqësor që kërkon paanësi dhe integritet.

Kontrolloni gjithashtu

Angazhimi i FSK-së në Gaza vlerësohet si hap strategjik për forcimin e rolit ndërkombëtar të Kosovës

Angazhimi i Forca e Sigurisë së Kosovës  në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza po vlerësohet …