Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Bashkëpunëtorët më të afërt po e braktisin Izet Mexhitin dhe VLEN-in, populli po se po

VLEN-i dhe Izet Mexhiti janë në panik për shkak të humbjes së pashmangshme në zgjedhjet lokale, pas largimeve të përditshme të strukturave të tyre në të gjitha komunat. Kjo situatë është rezultat i mashtrimeve ndaj shqiptarëve, përfitimeve personale dhe braktisjes së pozicioneve kombëtare për interesa të ngushta të Mexhitit dhe rrethit të tij të ngushtë.
Tetori po afron! Dënimi i këtyre politikave nga qytetarët do të vijë shumë shpejt. Askush nuk ka të drejtë të dobësojë pozitën e shqiptarëve në shtet dhe të tentojë asimilimin politik të tyre, siç po bën VLEN-i. Ky koalicion është një eksperiment i dështuar për të përçarë trupin politik shqiptar, i krijuar nga struktura që nuk ua duan të mirën shqiptarëve dhe duan t’i kontrollojnë. Revizionizmi i të drejtave të shqiptarëve dhe të komuniteteve tjera nuk do të kalojë, referendumi i tetorit do ua tregojë vendin.
Besëlidhja – Aleanca Kombëtare për Integrim po zgjerohet, populli është me të dhe çdo ditë rritet në sondazhe të publikuara nga institucione kredibile. Edhe ata i dinë rezultatet. Pikërisht për këtë arsye, VLEN-i përpiqet çdo ditë të sulmojë besëlidhjen tonë, me mbështetjen e propagandës pro-serbe të mikut të tyre Stoillkoviq, por pa sukses.
BDI do të vazhdojë të mbrojë fuqishëm të drejtat e shqiptarëve dhe të gjitha komuniteteve dhe nuk do të lejojë që projektet kundër interesave tona kombëtare të kenë sukses.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti përmes Durmishit fushatë në Maqedoninë e Veriut: VLEN-i si zgjatim i Vetëvendosjes

Në Maqedoninë e Veriut, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, po …