Biden: Grushti i shtetit ishte një goditje në zemrën e demokracisë turke, por qytetarët u dolën përballë tankeve

Zëvendës-kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden po zhvillon një vizitë në Ankara, ku dha një konferencë për shtyp me kryeministrin turk, Binali Yëlldërëm. Biden deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë Turqinë, duke theksuar se që në fillim presidenti Obama dënoi grushtin e shtetit, duke shtuar se SHBA-të nuk kanë pasur asnjë informacion.

Biden: Grushti i shtetit ishte një goditje në zemrën e demokracisë turke. Qytetarët e dënuan grushtin e shtetit duke i dalë përballë tankeve. SHBA nuk ka pasur asnjë informacion për grushtin e shtetit. Nuk kishim njohuri, nuk e mbështetëm dhe e dënuam menjëherë.

Ai foli edhe për kërkesën e Ankarasë zyrtare që kërkon ekstradimin e imamit mysliman Fetullah Gylen, duke theksuar se vendimin e marrin gjykata dhe jo presidenti amerikan Obama.

Biden: Sa i përket Gulen po bashkëpunojmë me autoritetet turke, po vlerësojmë provat. S’kemi asnjë interes që të mos ekstradojmë një person që mund t’iu ketë bërë keq. Presidenti nuk ka të drejtë të ekstradojë asnjë person, këtë tagër e ka gjykata.

Kontrolloni gjithashtu

Trump: Takimi me Kim Jong Un-in do të mbahet më 12 qershor

Donald Trump: Duhej të më jepej Çmimi Nobel për ndalimin e luftës Kosovë–Serbi

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar në një intervistë për Fox News se duhej të …