Epir Qeriqi: Tentim për të lajthitur Agjencinë për Informim dhe Privatësi nga Qemajl Aliu

Epir Qeriqi: Tentimi për të vënë në lajthitje vetë Agjencinë për Informim dhe Privatësi, vendimi detyrues për Qemajl Aliun që të më krijohet qasja në dokument publik si dhe dorëzimi përballë kërkesës sime mbi dy mujore për të marrë procesverbalin

Tentimi për të vënë në lajthitje vetë Agjencinë për Informim dhe Privatësi, vendimi detyrues për Qemajl Aliun që të më krijohet qasja në dokument publik si dhe dorëzimi përballë kërkesës sime mbi dy mujore për të marrë procesverbalin, i cili në fakt doli se ishte i miratuar dhe nënshkruar si nga kryesuesi i komisionit ashtu edhe nga procesmbajtësit

Me datë 12 maj 2025 ushtrova kërkesë pranë Agjencisë për Informim dhe Privatësi (institucion i pavarur, përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për qasje në dokumente publike), për ofrimin e procesverbalit të datës 18 dhe 20 mars 2025. Arsyeja ishte se zyrtarët përgjegjës të Komunës së Shtimes nuk ma ofronin këtë dokument, në kundërshtim me ligjin 06/L-081 i cili garanton të drejtën për qasje në një dokument publik.

Më 12 qershor 2025, Agjencia për Informim dhe Privatësi i drejtohet me letër obliguese Qemajl Aliut (si ZKA/kryetar i komunës), duke e paralajmëruar se pamundësimi i realizimit të së drejtës në qasje në dokumentet publike nga ana e kërkuesit të interesuar dënohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, në një paragraf tjetër thuhet se institucioni publik i cili nuk përgjigjet fare në kërkesën për qasje në dokumente publike, ndëshkohet me gjobë prej 1000 deri në 3000 euro.

Shënim: Sqarim për publikun
Ky dokument që e pasqyrova më lart është komunikim zyrtar i Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), i dërguar Komunës së Shtimes në lidhje me obligimet e saj sipas Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike. Dokumenti nuk përmban të dhëna personale, por është pjesë e korrespondencës institucionale që përbën interes publik në këtë rast. Publikimi i tij bëhet në përputhje me parimin e transparencës dhe të drejtën e garantuar me ligj për qasje në dokumente publike.

Çfarë ndodhi më pas? Qemajl Aliu, natyrisht, nuk dëshironte të linte gjurmë komunikimi në këtë proces. Përmes zyrtares për qasje në dokumente publike, ata i kthejnë përgjigje Agjencisë për Informim dhe Privatësi më 12 qershor 2025 duke e vënë në lajthitje vetë Agjencinë, sepse i ofrojnë përgjigjet e njëjta që mi kishin ofruar edhe mua, por kurrsesi procesverbalet. Pra, një tentativë për ta mbajtur tërësisht të mbyllur këtë proces duke mos i prezantuar procesverbalet.

Agjencia për Informim dhe Privatësi më shkruan letër më 13 qershor 2025 dhe më kërkon konfirmimin rreth pranimit të dokumentacionit.

Më 14 qershor 2025 i shkruaj Agjencisë për Informim dhe Privatësi, duke theksuar se përgjigja e Komunës së Shtimes është një tentim për të vënë në lajthitje edhe vetë institucionin, dhe sqaroj se nuk më kanë ofruar procesverbalet e kërkuara. Ata kanë dërguar dokumente që tashmë edhe mua m’i kishin dërguar, por jo procesverbalin e datës 18 dhe 20 mars 2025, të cilin e kisha kërkuar që nga 11 prilli 2025.

Në këtë procesverbal do të kuptohej qartë përgjigja e kryesuesit të komisionit në mbledhjen e datës 20 mars 2025, ku sipas sqarimit publik të vet kryesuesit të komisionit, z. Ruzhdi Jashari, më 18 gusht 2025 sqaroi se Qemajl Aliu kishte ftuar tre anëtarët e komisionit (Besnik Seferi, Muhamet Ademaj dhe Idajet Rexhepi) në zyrën e tij duke ndërhyrë jashtëligjshëm në punën e komisionit, dhe kishte kërkuar që kur të dilte propozimi me emrin e Ahmet Qeriqit për Shtëpinë e Kulturës në Shtime, ata ta lëshonin mbledhjen.

Pra, e gjithë kjo sagë kishte një emërues të përbashkët: në asnjë variant të mos dilte procesverbali i datës 20 mars 2025, sepse aty kuptohej qartë kush e kishte sabotuar me mospjesëmarrje mbledhjen dhe rrjedhimisht kishte penguar emërtimin e objekteve publike në Shtime, me theks të veçantë të Shtëpisë së Kulturës.

Pasi informova Agjencinë për Informim dhe Privatësi, duket se kjo e fundit lëshoi njoftim përfundimtar detyrues (meqë nuk disponoj pjesën e komunikimit të brendshëm AIP–Komuna e Shtimes). Si rezultat, Komuna e Shtimes përfundimisht u dorëzua dhe, përmes zyrtares së saj, u detyrua të më përcjellë procesverbalin – më saktë kopjen e shkruar me dorë të procesverbalit, me rreth 11 faqe.

Kjo u bë me një arsyetim të nxjerrë se Komuna e Shtimes kishte “vendosur” t’ia dorëzojë palës kërkuese dokumentin e kërkuar, duke mohuar faktin se ishte këmbëngulja ime dhe vendimi i Agjencisë për Informim dhe Privatësi, mbi bazën e ligjit Nr. 06/L-081, që i detyroi të më përcjellin procesverbalin. Dorëzimi i procesverbalit ndodhi më 19 qershor, dy muaj e një javë nga kërkesa ime e datës 11 prill 2025.

Më 4 korrik 2025, Agjencia për Informim dhe Privatësi nxjerr Vendim, me të cilin përfundon procedurën administrative. Pra, Komuna e Shtimes, pas dy muajsh vonese dhe pengesash ndaj meje, u detyrua të më përcjellë kopjen në dorsahkrim të procesverbalit.

Shënim: Sqarim për publikun
Ky dokument që e pasqyrova më lart është komunikim zyrtar i Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), i dërguar Komunës së Shtimes, në lidhje me obligimet e saj sipas Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike. Dokumenti nuk përmban të dhëna personale, por është pjesë e korrespondencës institucionale që përbën interes publik në këtë rast. Publikimi i tij bëhet në përputhje me parimin e transparencës dhe të drejtën e garantuar me ligj për qasje në dokumente publike.

Kontrolloni gjithashtu

Pavaresia e Kosoves

Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha; PAVARËSIA E KOSOVËS- NJË RRUGËTIM I DHIMBSHËM, NJË FITORE E PËRJETSHME I

Ëndrra ime më e madhe, dëshira që ma ka shoqëruar çdo frymëmarrje, meraku që më …