leoni

OVL e UÇK-së: Nëse nuk largohet, Dimal Basha, do të ndërmarrim veprime

Organizata e Veteranëve të Luftës ka kërkuar publikisht shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, pas publikimit të një hulumtimi akademik ku ai është bashkautor dhe në të cilin UÇK-ja përshkruhet si organizatë e lidhur me krimin dhe trafikun e drogës. Në një konferencë për media, kryetari i OVL-së, Hysni Gucati, tha se votimi i Bashës në krye të Parlamentit është i turpshëm për deputetët, pavarësisht përkatësisë së tyre partiake. “Dimal Basha thotë se në vitet e ’90-ta UÇK është financuar nga dilerët e drogës. Më vjen turp për deputetët tanë që e kanë votuar atë kryetar të Parlamentit”, deklaroi Gucati. Ai paralajmëroi se, në rast se nuk ndërmerren hapa për shkarkimin e Bashës, Organizata e Veteranëve do të ndërmarrë veprime. Gucati shtoi se OVL ka informacione për figura të tjera brenda Vetëvendosjes që, sipas tij, janë dëshmitarë në Gjykatën Speciale, dhe paralajmëroi se emrat e tyre mund të bëhen publik së shpejti.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …