Burim Ramadani

Burim Ramadani: Jana Arsovska të shpallet Persona Non Grata, bashkëpunëtorët e saj të përjashtohen nga skena politike

Ish inspektori i Përgjithshëm Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani ka shkruar se duhet të merren masa urgjente kundër Jana Arsovska, bashkautoren e artikullit ku baltoset dhe kriminalizohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ai ka kërkuar që kjo autore të shpallet Person non grata ndërsa bashkëpunëtorët e saj të përjashtohen nga skena politike. ”Pse s’po ju dëgjohet zëri rreth propagandistes agresive Jana ARSOVSKA? Lufta Hibride nga Jana Arsvoksa dhe të ngjashmit e saj duhet të merr goditje shtetërore të menjëhershme!
– Jana Arsovska DUHET të shpallet sa më shpejt Persona Non Grata!
– Bashkëpunëtorët e saj DUHET të largohen përjetësisht nga skena publike shqiptare!
Me Sigurinë Kombëtare nuk bëhet lojë!
Ajo nuk duhet të trajtohet varësisht nga konformiteti i pushtetit!
Mos harroni:
Në Siguri Kombëtare përgjegjësia është aq e madhe sa që edhe mosdija është tradhëti!” ka shkruar njohësi i fushës së sigurisë, Burim Ramadani.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA i vë Evropës afat: Merrni përsipër mbrojtjen konvencionale të NATO-s deri më 2027

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Evropa të marrë përgjegjësinë kryesore për kapacitetet konvencionale të …