Vetëvendosja përplaset me gjyqësorin dhe ndërkombëtarët – rrezik izolimi politik

Diskursi i Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka shkaktuar reagime të forta, pas akuzave ndaj Gjykatës Supreme dhe partnerëve ndërkombëtarë. Përfaqësuesit e saj, Alban Krasniqi dhe Sami Kurteshi, e cilësuan vendimin e Supremes si të padrejtë dhe akuzuan shtetet e QUINT-it e Bashkimin Evropian për bashkëpunim me Listën Serbe. Kjo narrativë shihet si problematik në tre aspekte: ai minon legjitimitetin e institucioneve të drejtësisë, e vendos Kosovën në kurs përplasjeje me aleatët kryesorë ndërkombëtarë, dhe e forcon perceptimin publik se Vetëvendosja po zhvendoset drejt një qasjeje izolacioniste e autoritare. Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se mbetet e paqartë nëse ky është vetëm një instrument elektoral i Vetëvendosjes, apo një strategji e qëndrueshme që mund ta shtyjë Kosovën drejt izolimit në skenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …