Vlora Çitaku: Deklarata e Vuçiqit për masakrën e Reçakut është çmenduri dhe e papranueshëme

Çitaku: Takimet e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, janë humbje kohe

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka mbajtur seancën e radhës ku është paraqitur Raporti tremujor për situatën në vendin tonë. Gjatë fjalës para të pranishmëve, ambasadorja, Vlora Çitaku ka theksuar se takimet e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, janë humbje kohe. Kosova është një republikë e re që ballafaqohet me sfida, por s’duhet të ketë sfida si kjo, që të takohemi çdo tre muaj. Po e marrim kohën me çështje që nuk kanë shumë rëndësi, kjo kohë mund të përdoret për diçka më të mirë. Kemi problemin me refugjatët, ka miliona gra që i janë nënshtruar dhunës seksuale, ka fëmijë që janë në nevojë të strehës dhe ilaçeve. Ambasadorja, Vlora Çitaku ka shtuar më tutje se Kosova po e jep maksimumin si shtet në ruajtjen e paqes në Rajon dhe se Serbia duhet të heqë dorë tashmë nga Kosova. Kosova është e gatshme të vazhdojë tutje, por Serbia duhet të heq dorë nga Kosova. Serbia duhet të kthehet në të kaluarën dhe të reflektojë. Për shumicën e fëmijëve që janë vrarë në Kosovë, kurrë askush nuk është gjykuar, edhe pse ka dëshmi se kush ishin kryesit e veprave. Ç’është duke bërë Serbia. Tani ata dëshirojnë t’i ngrenë memorial Sllobodan Milosheviqit. Cila është porosia që po jep Serbia për viktimat e së shkuarës, duke kujtuar kriminelin më të madh pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë, theksoi ambasadorja, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …