Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

Më 6 shtator 2025, do të përurohet romani “Pas Natës” të Muharrem Elezit në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës njofton opinionin publik dhe të gjithë dashamirët e letërsisë se të shtunën, më 6 shtator 2025, në orën 12:00, në lokalet e saj, rruga “Jashar Salihu” – Kulla e Zotnisë, Mahalla e Muhaxherëve, Prishtinë, do të zhvillohet ceremonia e përurimit të romanit më të ri të shkrimtarit të njohur Muharrem Elezi, me titull “Pas Natës”.

Ngjarja do të pasurohet me paraqitje të studiuesve dhe kolegëve shkrimtarë, të cilët do të ndajnë vlerësimet e tyre mbi veprën, si dhe me deklamime të fragmenteve nga romani.

Ky aktivitet letrar synon të afrojë publikun me krijimtarinë e autorit dhe të nxisë dialogun kulturor brenda komunitetit tonë letrar.

Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Sylejmani: MBYLLË SYTË NËNA E HEROIT TË KOMBIT ALBAN AJETI

Ndalet zemra e Nënës Hazire, Nënës së Heroit të Kombit dhe Heroit të Universitetit të …