Kryetari Bashkim Ramosaj vizitoj shkollat në Carrabreg, Pobergjë, Dranoc, Gramaçel dhe Baballoq

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i shoqëruar nga nënkryetari z. Sami Cacaj, drejtori komunal i Arsimit, z. Besnik Hulaj dhe zyrtarë tjerë komunal, kanë vizituar disa nga institucionet e arsimit në komunën e Deçanit.

“Së bashku me bashkëshorten time dhe bashkëpunëtorët, vizituam shkollën e Carrabregut, aty ku vijojnë mësimet edhe fëmijët tanë. Ishte një emocion i veçantë të ndajmë këtë ditë me nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, në fillim të vitit të ri shkollor.

Po ashtu, vizituam edhe shkollat e fshatrave Pobërgjë, Dranoc, Gramaçel dhe Baballoq, ku u pritëm me shumë ngrohtësi nga nxënës e mësimdhënës të përkushtuar.

Të gjithëve ju uroj një vit shkollor të mbushur me dije dhe suksese”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu vizitoi anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, të lënduar në aksident

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu vizitoi anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, të …