Nora Cimili Gagica: NPL „Gjelbër” viziton Qendrën e Kompostimit në Cërrik për të mësuar praktikat më të mira të menaxhimit të mbetjeve organike

Nora Cimili Gagica, Kryeshefe Ekzekutive e NPL „Gjelbër” sh.a, së bashku me ekipin e GIZ Kosovo, vizituan Qendrën e Kompostimit në Cërrik, Shqipëri, një projekt i zhvilluar nga GIZ Albania. Qëllimi i vizitës ishte njohja me praktikat më të avancuara të menaxhimit të mbetjeve organike, me fokus në zgjidhjet e qëndrueshme dhe ekonominë qarkore, që mund të aplikohen edhe në Kosovë. Kryeshefja bëri të ditur se kjo vizitë ishte më shumë se një mundësi profesionale – ishte një burim frymëzimi. Pamë sesi menaxhimi i përgjegjshëm i mbetjeve mund të shndërrohet në një vlerë të qëndrueshme për komunitetin, duke kontribuar në një ekonomi qarkore që mbron ambientin dhe krijon mundësi të reja zhvillimi për rajonin tonë. Takimi me ekspertët dhe ndjekja e praktikave të tyre më rikujtoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndarjes së njohurive, duke na motivuar që edhe ne në NPL „Gjelbër” sh.a të avancojmë projektet tona për menaxhimin e mbetjeve, për një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme për qytetarët e Kosovës. Ky përvojë është një thirrje për veprim – të vazhdojmë të investojmë në zgjidhje inovative, që jo vetëm mbrojnë mjedisin, por gjithashtu fuqizojnë komunitetin dhe ekonominë lokale, shkroi në postimin e saj Nora Cimili Gagica, Kryeshefe Ekzekutive e NPL „Gjelbër” sh.a.

Kontrolloni gjithashtu

AMMKM: Renovimi i Lapidarit të Dëshmorit Sami G. Bajraj dhe Martirit Bajram B. Bajraj në fshatin Izbicë të Skenderajt

Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale është në realizim të projekteve të rëndësishme …