leoni

Albert Krasniqi: Kosova po përballet me një krizë politike të qëllimshme

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” ka vlerësuar se Kosova po përballet me një krizë politike të qëllimshme dhe jo me një bllokadë juridike si në të kaluarën. Ai ka shtuar më tutje se mungesa e vullnetit për të krijuar shumicë parlamentare po e mban vendin në ngërç institucional. “Është jashtëzakonisht krizë e thellë dhe kjo për arsye se është e qëllimshme dhe nuk është një bllokadë, e cila ka paqartësi juridike, siç kanë qenë në vitin 2014, kur palët kanë pasur me të drejtë qëndrime të ndryshme. Por, tani gjithçka është e qartë dhe krizat të cilat po prodhohen janë komplet politike dhe çka është duke e përkeqësuar edhe më shumë janë sulmet, të cilat po bëhen ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe presioni edhe prej krerëve të shtetit që të merr vendime, që i shkojnë për shtati kalkulimeve të tyre politike. Gjuha, e cila po përdoret duke i shpallur edhe si tradhtarë në rast se vendimmarrja nuk shkon sipas kërkesave të tyre, ka më shumë për qëllim që të dëmtojë reputacionin e Gjykatës Kushtetuese” ka thënë për Ekonomia Online, Albert Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti në kundërshtim me ligjin – vendimet sociale në prag zgjedhjesh nxisin dyshime për abuzim elektoral

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë një sërë vendimesh për rritjen e pensioneve dhe …