Isa Mustafa: Masa e SHBA-së më e ashpër se sanksionet e BE-së

Ish kryeministri, Isa Mustafa ka vlerësuar se masat që kanë ndërmarr së fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Qeverisë sonë në detyrë, janë më të ashpra se sa sanksionet e Bashkimit Evropian. Ai ka shkruar se mendon se janë dy aspekte të këtij vendimi. “I pari, i rëndë simbolik, se SHBA-ja ndërprejnë bashkëpunimin strategjik me qeverinë e Kosovës dhe i dyti, i lidhur me pasojat afatgjata në fushën e sigurisë, diplomacisë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ekonomik. Për mendimin tim, ky vendim është larg më i rëndë nga sanksionet ekonomike dhe politike të vendosura nga BE. Do të ketë mungesë të përkrahjes në institucionet relevante ndërkombëtare, ato diplomatike dhe financiare. Mund të ketë rifillim të procesit të çnjohjeve, të cilat i stopoi SHBA-ja, me marrëveshjen e Washingtonit me kryeministrin Hoti. Në çdo tavolinë të dialogut do të jemi më pak të sigurt se çfarë do të ndodhë në të ardhmen” është cituar të ketë thënë mes tjerash, ish kryeministri, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Albin Kurti duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e veriut

Avdullah Hoti: Goditja që SHBA i dha Kosovës me ndërprerjen e Dialogut Strategjik, do të ketë pasoja afatgjata

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar se goditja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës …