SBASHK

SBASHK-u ka evidentuar shumë parregullsi në fillimin e vitit të ri shkollor

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka evidentuar shumë parregullsi në fillimin e vitit të ri shkollor. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari ka thënë se qeveria po përsërit gabimet e mëparshme lidhur me furnizimin me tekste shkollore. Ai ka shtuar më tutje se edhe këtë vit po vazhdon e njëjta problematikë, duke sjellë një fillim jo të mirë të vitit shkollor për nxënësit. “Deklaratat, qoftë të nivelit të dytë, DKA, të shkollave, edhe të Ministrisë së Arsimit se jemi përgatitur plotësisht për vitin e ri shkollor nëse mendohet se kemi shkumësa dhe shpuza, është një deklaratë sa për të thënë, sepse kërkesat e shekullit 21 nuk plotësohen me shkumësa dhe shpuza. Por, duhet furnizuar shkollat me projektorë, me laptopë etj., të menduar në mënyrë që ato shkolla t’i ngjajnë shekullit 21. Në mënyrë që nxënësit të ndihen të lumtur kur shkojnë në shkollë e në kushtet që punojnë mësimdhënësit tani këto gjëra nuk mund të arrihen, sepse i vetmi mjet i punës është teksti shkollor që vonohet dhe fletorja, shkumësat dhe tabela” ka theksuar krysindikalisti, Rrahman Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Kryetarja, Vjosa Osmani, po e përfundon mandatin pa lënë asnjë gjurmë në shtetndërtimin e vendit

Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka konstatuar se kryetarja e vendit, Vjosa Osmani, po e përfundon …