Sherif Haki SHERIFI, u lind më 19 shtator 1952, në fshatin Qarr të Bujanocit, hapat e parë të dijes i mori në shkollën fillore të vendlindjes, ndërsa shkollën e Mesme e kreu në Gjilan në vitin 1974. Studimet i vazhdoi në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Universitetit të Prishtinë.
Ky rrëfim sjell një pasqyrë të jetës, veprimtarisë dhe kontributit, si një intelektual i përkushtuar dhe atdhetar i paepur. Nëpërmjet sakrificës, përkushtimit dhe dashurisë për Atdheun, në kujtim të vendlindjes-Qarrit, një vend historik me tradita të pasura të atdhedshurisë, që kishte një histori të bujshme, që krijoi lavdin e luftës së njohur të Qarrit në përfundimin e luftës së dytë botërore.
Në frymëzim të dajës Fazi Ramadani, dhe Ilmi Ramadanit, që ishin përveqë Nip e Dajë, ishte edhe bashkëmoshatarë dhe bashkëveprimtar, ishin të organizuar në celula e grupe shokësh, ata i filluan bashkë me Rexhep Malajn. Është rritur ku në Odat e Malësisë së Bujanocit, ishin të freskëta me ngjarjet, mbi luftëtarët e kohës si Lam Breznica, Sylë Zarbica, por edhe si bashkëveprimtar i heronjëve e dëshmorëve Rexhep Malaj, Nuhi Berisha, Metush Krasniqi, Kadri Zeka, etj
Në vitet 1981 dhe 1982 detyrohet të emigrojë në Zvicër e Gjermani për t’i ikur arrestimit. Për aktivitetet e tija atdhetare i bie në gjurmë UDB-ja. Disa herë arrestohet, burgoset, largohet nga puna dhe kërcënohet me burgim, e me vrasje.
Rexhep Malaj, doli nga burgu më 23 maj 1983, kur ai u lirua nga burgu kurse Ilmi Ramadani, ishte në vuajtje të burgut për të dytën herë, në proçesin gjyqësor të mbajtur në Gjilan, ku është denuar Ilmi Ramadani dhe 16 të tjerë të borgosur politik në mesin e tyre edhe ishte edhe vëllau më i vogël i veprimtarit dhe autorit të librit Sherif Haki SHERIFI, Sadri Sherifi, ishte dënuar me 6 vjetë.
Sabriu, vllau tjetër i Sherif Sherifit, është denuar dhe ka vuajtur 5 vjetë burgë të rëndë, që u bëri ballë të gjitha sfidave të jetës, burgosjeve e ndjekjeve duke kaluar vuajtjet e torturat në ferrin më të tmerrshëm nëpër burgje e kazamate nën kreaturën shoviniste jugosllave.
Kurse veprimtarin dhe autorin e librit Sherif Haki SHERIFI, me dhjetra herë e kan arrestuar, dhe e kan mbajtur nën hetime e gjithë familjen, ishte mbajtur e stërzgjatur nën hetime për disa vite, që nuk përfundonin, dhe u shëndërrua në një burgë e izolim,të hekurt, pasi Sherifi i kishte edhe dy vllezër në vuajtje të denimit. Gjatë këtyre hetimeve pa Gjyqë, duke e tortuar dhe maltretuar në mënyrën më të tmerrshme, siq dinin vetëm nëpër burxhe më të rënda të kohës komuniste. Për shkak arrestimeve, bastisjeve të panumërta dhe kërcnimevë të lloj llojshme për çka edhe është detyruar të migroj në Zvicër e Gjermani.
Pas kthimit nga jashtë, kthehet sërish në vendlindje në vitin 1985, kurse me daljen e UÇK-së ai u paraqit në Komandën e ZOK-ut nga edhe mori detyra ushtarake të njësiteve lokale në fshatrat e këtyre trevave.
Babai i Sherif SHERIFIT, ishte Hakiu dhe Nëna Fetije (tani të ndjerë të dy), edhe jan edhe 3 Vëllezër, Sadriu (tani i ndjerë), Sabriu dhe Sejdullahu, kurse Motrat e Sherifit janë, Hanumshahja, Rafetja dhe Hazbija.
Sherif Haki SHERIFI, rrjedh nga një familje e njohur patriotike me taban Kombëtarë, ku Fazli Ramadanin e kishte dajë (Sherifi e kishte vëlla të Nënës), për të vazhduar më tej se Dëshmorin e Kombit, Sylë Zarbica ishte babai i nuses së dajës (Selman SELKUT, babait të Ilmi Ramadani, (1953-2025),nga fshati Novosellë e Epërme Komuna e Bujanocit, Luftëtëtarë i Lirisë e veprimtar i çështjesë Kombëtare.
Krijimtaria e letrare dhe publicistike e Sherif Haki SHERIFIT
Baca Sherif, është autor i librit si një vepër kujtimesh, kushtuar Heroit Kombëtarë Rexhep Malaj, me titull ’’NË KUJTIMET E MIA’’, botuar në vitin 2023. Kjo është një vepër realiste, kronologjike e biografike për heroin e popullit ton, meqë autori njihej që në moshën e rinisë me Rexhep Malaj, prandaj libri është shumë i veçantë dhe i rrallë, libri përfshin, idealet e luftëtarit në mbrojtje të lirisë së popullit të robëruar, që do të mbetët në kujtesë, që gjithë jetën sakrifikoi dhe ia kushtoi lirisë dhe idealit Kombëtarë, dhe kishte objektiva madhore Kombëtare, për kauzën ton të drejt.
Sherif Haki SHERIFI, shkruan për njohjen me Rexhep Malaj, dhe dromca kujtimesh nga koha e studimeve, për fillet e rebelimit, për aksionet e para, për demonstratat më 27 nëntori të vitit 1968, të organizuara dhe mbajtur në qendrën e Gjilanit, leximin dhe shpërndarjen e literaturës, për të vazhduar më tej mbi Rexhep Malaj, fillimin si Mësues në fshatin Marec, mbi arrestimet e vitit 1975, dalja nga burgu dhe kthimi në familje, dhe rënia heroike dhe ceremonia e varrimit të dy viganëve të luftës çlirimtare që sakrifikuan gjithçka për Liri e Bashkim Kombëtarë.
Baca Sherif, përveqë kësaj është marrë aktivisht dhe që ka grumbulluar shenime, të dhëna, ka marr deklarata gojore e deklarata me shkrim, mbi ngjarahe e para luftës, gjatë luftë dhe pas luftë së II-të botërore, lidhur me luftën e Qarrit dhe është autori i hulumtimi të publikuar, me titull ’’Fazli Ramadani (1921-1994), Luftëtar i njohur dhe patriot në Malësinë e Bujanocit’’.
Baca Sherif, është i martuar me Elfete Rexhepajn, pasardhësit e tyre, djali Visari që jeton në Francë, Vajza Shpresa që jeton në Gjermani, djali Kastrioti që jeton në Zvicër dhe djali Aureli që jeton në Gjermani.
Sherif Haki SHERIFI, është marrë me shkrime qysh në rini, ndërsa ky është libri i tij i parë. Ai tani jeton me familjen e tij në fshatin Petrit të Dardanës. Kjo biografi është e shkurtër e jetës së tij, kurse Veprimtarit dhe autorit të librit, i dëshirojm shëndet dhe krijime tjera të reja.
Apel drejtuar instancava shkencore dhe institucioneve më të larta të Tiranës e Prishtinës zyrtare, për luftën e QARRIT
Baca Sherif, edhe në këtë moshë, vazhdon të krijon, por mbi të gjitha ka 3 objektiva, TË NDRIÇOHET PLOTËSISHT LUFTA E QARRIT, DUKE U KOMPLETUAR NË NJË LIBËR TË PËRMBLEDHUR TË PUBLIKUAR, pastaj duke u organizuar NË MBAJTJE TË NJË AKADEMIE PËRKUJTIMORE, kushtuar gjithë të dëshmorëve e heronjëve në luftën e Qarrit, dhe inciativën e kahmotshme, të bëhetë realitet PËR NGRITJEN-VENDOSJEN E NJË PLLAKE PËRKUJTIMORE NË QARR, kushtuar luftës së Qarrit, i mbetët prioritet, synim si një projekt i një rëndësie Kombëtare. Kështu është në kërkimin e gjetjes së një mundësie për organizim të vendosjes dhe financim të kësaj PLLAKE, që do të mbetët gjurmë e historisë së lavdishme, jo vetëm e Qarrit,Komunës së Bujanocit, por edhe më gjërë.
Krejt në fundë baca Sherif, ka një Kërkesë të hapur publike, drejtuar Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që lufta e Qarrit të trajtohet, duke u pasqyruar dhe të zë vendin e merituar në Historiografin Shqiptare.
Po ashtu baca Sherif ka një APEL publik adresuar Qeveris, Parlamentit dhe Presidencës së Shqipërisë dhe adresim të hapur publik, drejtuar Qeveris, Parlamentit dhe Presidencës së Kosovës që të bëjn çmos që lufta e Qarrit, JO vetëm të ndihmohet në pasqyrim e mbështetje të publikimeve, por edhe meshkujt e kryefamiljar si personat e vrar e pushkatuar, plagosur e burgosur, zhdukur e të kidnapuar që ishin dhe vin nga shum vendbanime dhe hapsira shqiptare, do të duhej të shpallen, dekorohen dhe t’ju ndahen e pranohen meritat që ju takojn.
*Biografia dhe të dhënat e publikuara jan marrë nga shenimet e afruara nga veprimtari dhe autori i librit Sherif Haki SHERIFI, nga Qarri i Bujanocit, ku me miratimin e tij paraprakisht edhe jan lejuar të publikohen.
**Sherif Haki SHERIFI, autori i hulumtimi të publikuar, me titull ’’Fazli Ramadani (1921-1994), Luftëtar i njohur dhe patriot në Malësinë e Bujanocit’’.