leoni

Elisa Spiropali: Dëshmitë në Hagë do ta pastrojnë njollën mbi UÇK-në

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pas nisjes së dëshmive të mbrojtjes në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të UÇK-së në gjykaten speciale të Kosovës në Hagë. Spiropali tha se kjo fazë e re e gjykimit është një hap vendimtar drejt drejtësisë dhe pastrimit të emrit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga akuzat e padrejta. “Në Hagë nisën sot dëshmitë e mbrojtjes për çlirimtarët e Kosovës, të gjendur prej kohësh në pritjen e pafund dhe të pamerituar. Në këtë moment, kur paraqitja e provave dhe dëshmive të mbrojtjes do të largojë përfundimisht njollat e fantazisë mbi emrin e UÇK-së, drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë”, ka shkruar Spiropali. Ajo paralajmëroi se çdo përpjekje për të vënë shenjë barazimi midis çlirimtarëve dhe krimeve të luftës do të mbetej “një barazim i turpshëm i së keqes me të mirën, një pllakë turpi në historinë e popujve për liri dhe drejtësi”.

Kontrolloni gjithashtu

Bëhu Gerry Adams: Rubin rikujton fjalët që Albright i kishte thënë Thaçit në Rambuje

James Rubin, ish-ndihmës sekretar amerikan i shtetit dhe zëdhënës kryesor i ish-sekretares amerikane Madeleine Albright, …