Naim Qazim Kluna (13.2.1961 - 25.9.1998)

Me 25 shtator, do të bëhet zbulimi i shtatores së Heroit të Kosovës, Dëshmorit Naim Kluna

Të nderuar familjarë, miq, bashkëluftëtarë dhe dashamirë të veprës së Dëshmorit dhe Heroit të Kosovës, Naim Kluna, me nderim dhe krenari, ju njoftojmë se, me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të babait tonë, Naim Kluna, do të organizohet manifestimi i zbulimit të shtatores së tij, në shenjë respekti e kujtimi për jetën dhe veprën e lavdishme të tij. Ceremonia do të zhvillohet më 25 shtator ditë e  enjte, duke filluar nga ora 12:00, në Poklek të Vjetër. Heroi ynë po kthehet i gdhendur në bronz, për të jetuar përjetësisht në mesin e popullit liridashës e atdhedashës, për të cilin ai dha jetën pa hezitim! Pjesëmarrja juaj është nderim për gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës! 🇦🇱🇽🇰

Kontrolloni gjithashtu

IKSHPK apelon për kujdes nga temperaturat e larta: Shmangni diellin dhe hidratohuni vazhdimisht

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë …