Ambasador Abdi Baleta, një jetë në shërbim të kombit shqiptar

Vdes Abdi Baleta, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB dhe personalitet i shquar i diplomacisë shqiptare

Me pikëllim të thellë njoftohet vdekja e Abdi Baletës, ish-ambasador i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike, në moshën 84-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga familjarët përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku e përshkruan si një burrë të drejtë, të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj familjes dhe vendit. “Me pikëllim njoftojmë se sot u nda nga jeta bashkëshorti dhe babai ynë, Abdi Baleta. Për shumëkënd ishte diplomat, gjykatës, politikan, zë i fuqishëm për kombin. Për ne ishte burrë i thjeshtë e i drejtë, bashkëshort, baba e gjysh që na mësoi me shembullin e tij. Dlirësia dhe dinjiteti dhe forca e karakterit ishin tiparet e tij”, shkruan vajza e tij, duke përfunduar me: “Qoftë kujtimi i tij i bekuar për të gjithë ne që e deshëm. Pastë dritë shpirti yt, babi”. Abdi Baleta lindi në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin 1941. Ai studioi marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe përfundoi drejtësinë në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964. Karriera e tij diplomatike përfshinte shërbimin në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, si punonjës dhe drejtor, si dhe detyrën e ambasadorit dhe përfaqësuesit të Shqipërisë në OKB, në New York. Përveç karrierës diplomatike, Baleta shërbeu si Kryetar i Gjykatës së Rrethit në Pogradec (1983–1987) dhe më pas si pedagog i së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë (1987–1995), duke lënë pas një trashëgimi të pasur akademike dhe diplomatike.

Kontrolloni gjithashtu

Poeti Ali H.Tahiri ndanë Mirënjohje post mortum profesor Ahmet Qeriqit për kontributin jetësor ndaj kombit dhe atdheut

Në një moment të mbushur me emocione dhe respekt të thellë kombëtar, poeti i njohur …