TV Dielli: Shfaqet dokumentari kushtuar dëshmorit, Islam Neziraj

Para qindra të pranishmëve, në Sallën e Kulturës së komunës së Shtimes, u shfaq dokumentari “Nga bankat e shkollës në përjetësi”, kushtuar dëshmorit të kombit Islam Neziraj, i rënë më 10 maj 1999.
Ky dokumentar, i realizuar nga TV Dielli, ngjalli interes të madh tek shikuesit e shumtë që kishin ardhur për të mësuar më shumë mbi jetën, idealet dhe veprën e dëshmorit.
Përmes pamjeve arkivore, dëshmive të bashkëluftëtarëve, shokëve e familjarëve, dokumentari solli një pasqyrë për rrugën jetësore të Islam Nezirajt nga bankat e shkollës, deri te sakrifica sublime për lirinë e atdheut. Publiku u emocionua thellësisht nga rrëfimet e ngrohta për përkushtimin ndaj mësimit dhe vendosmërinë për të qenë pjesë e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shfaqja e këtij dokumentari ishte një akt i rëndësishëm jo vetëm për të nderuar Islam Nezirajn, por edhe për të rikujtuar sakrificën e gjithë atyre që dhanë jetën për liri dhe pavarësi.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

LSHK: SOT – TAKIMI LETRAR NË KUADËR TË “MUAJIT TË LIBRIT”

LSHK-ja, sot, më 30.10.2025, në orën 12, do të mbajë një takim letrar në kuadër …