John Stewart Duncan: Ramush Haradinaj ishte si “Rambo”, UÇK binte në sy si forcë

Në Gjykatën speciale  në Hagë ka vazhduar dëshmia e ish-këshilltarit të NATO-s, John Stewart Duncan, i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Duncan u pyet për pamjen dhe sjelljen e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se kjo shihej edhe në fotografitë e paraqitura gjatë procesit gjyqësor. Duke kujtuar figurën e Ramush Haradinajt, ai e përshkroi atë si një personazh të veçantë, që i linte mbresa. “Ramushi është karakter i veçantë. Ishte si në filmat e Rambos. E mbaj mend se kishte një emblemë në krah. Të binte në sy si personazh. Fliste goxha, i dëgjohej zëri shpesh,” u shpreh Duncan. Ai shtoi se gjatë kontakteve me UÇK-në, pengesë ishte gjuha, pasi shumica e luftëtarëve nuk flisnin anglisht. “Haradinaj fliste pak, por pjesa tjetër nuk fliste. Megjithatë ishte shumë e qartë se me këta persona duhej të komunikonim,” tha ai. Dëshmia e Duncan është pjesë e procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballen me akuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …