Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Seanca e 1 shtatorit ku pritet të votohet për demarkacioni ka mundësi të shtyhet për 6 shtator

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, është cituar të ketë deklaruar se seanca e 1 shtatorit ku pritet të votohet për demarkacionin me Malin e Zi ka mundësi që do të shtyhet për 6 shtator. Kjo, sipas tij, ka të bëjë me shenjtërimin e Nënës Terezë që bëhet me 5 shtator. Me 1 shtator është e paraparë që të mbahet seanca për t’u hedhur në votim ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi. Ende nuk ka vendim zyrtar se seanca mund  të shtyhet.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …