Protesta në Pejë: Kosova do të humb rreth 12 mijë hektarë tokë me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje

Protesta në Pejë: Kosova do të humb rreth 12 mijë hektarë tokë me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje

Shumë qytetarë të Dukagjinit e më gjerë, sot në Sheshin e qytetit, në Pejë kanë protestuar kundër ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi. Kryesuesi i Këshillit për organizimin e kësaj proteste Ali Lajçi, tha se  qytetarët e Kosovës duhet të ngrenë zërin për shkak se nuk po flasim për kufij administrativë e komunalë, por po bëhet fjalë për kufijtë e një shteti, dhe Kosova do të humb rreth 12 mijë hektarë tokë me ratifikimin e kësaj marrëveshje.  Përfaqësuesi i Grupit të Intelektualeve Rugova,  Mujë Rugova tha se  qëllimi i protestës është ti themi jo komisionit shtetëror dhe institucioneve më të larta shtetërore. Ai më tej tha  se demarkacioni është në favor të Malit të Zi, gjë që sipas tij është e papranueshme  dhe e pa drejt. Kryesuesi i Kuvendit komunal në Pejë, Islam Husaj,  tha se përkrah  formimin e Komisionit Ndërkombëtar për rishqyrtimin e të gjithë procesit të demarkacionit të kufirit në mes Kosovës  dhe Malit të Zi. Organizatorët bënë thirrje që edhe me një shtator të dalin në protestën e organizuar në Prishtinë,  për të kundërshtuar këto marrëveshje të dëmshme. Në fund, protestuesit u shpërndanë të qetë dhe pa asnjë incident.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …