Forca Rezervë Operacionale Turke vendoset përkohësisht në Kosovë nën komandën e KFOR-it

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se Forca Rezervë Operacionale Turke, ka mbërritur për një vendosje të përkohshme. Sipas komunikatës së publikuar në Facebook, njësia turke ka marrë përsipër detyrat nga Batalioni Shumëkombësh i ORF-së, në kuadër të planit të rotacionit të mbikëqyrur nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Itali. Gjatë muajve në vijim, Batalioni Turk i ORF-së do të zhvillojë aktivitete të përbashkëta me njësite të tjera të KFOR-it, duke mbajtur gatishmërinë për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi në situatën e sigurisë në terren. KFOR theksoi se përforcime të tilla shtojnë fleksibilitetin operacional dhe aftësinë për të reaguar shpejt në rast nevoje, duke garantuar stabilitetin në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj kërkon zgjedhje të reja: Retorikë politike për të fshehur dështimet e klasës politike

Nasim Haradinaj ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, duke theksuar …