Paradoksi i Albin Kurtit: Nga kritiku i ashpër i Thaçit, te vizitat pa rezultat në ShBA

Rrugëtimi politik i Albin Kurtit po shfaqet gjithnjë e më shumë si një ironi e fatit. Dikur, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, ai përdorte gjuhën më të ashpër kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, duke e akuzuar se vizitat në Uashington ishin pa vlerë, pa takime të nivelit të lartë dhe pa rezultate konkrete për Kosovën. Në vitin 2020, Kurti e quante “debakël” faktin që Thaçi kthehej nga ShBA pa takim me presidentin amerikan dhe pa sjellë investime. “Të shkosh në Shtëpi të Bardhë si president, të mos e takosh presidentin amerikan, as zëvendëspresidentin, e të kthehesh pa marrëveshje politike dhe pa sjellë ndonjë investim në ekonomi, është debakël”, deklaronte ai me bindje. Në të njëjtin diskurs, Kurti premtonte se do të ishte ndryshe: një lider që do ta forconte aleancën me ShBA dhe BE, do të diskutonte “të gjitha çështjet” dhe do të sillte marrëveshje të pranueshme për Kosovën. Por, vizita e tij e fundit në ShBA, e perceptuar nga shumëkush më tepër si një ekskursion privat me poza, shëtitje e ligjërata periferike, po shihet si bumerangu më i madh i karrierës së tij politike. Kritikat ndaj Thaçit duken sot si një pasqyrë e hidhur përballë realitetit të Kurtit, i cili nuk arriti të sjellë as takime të nivelit më të lartë, as marrëveshje të rëndësishme dhe as investime konkrete për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …