Ramush Haradinaj: I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të veprimtarit, bacës Pajazit Zymeri

I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të veprimtarit të kahershëm të çështjes kombëtare, atdhetarit të devotshëm, ish-të burgosurit politik dhe veteranit të UÇK-së, bacës Pajazit Zymeri.
Baca Pajazit ishte frymëzim për shumë breza në rrugën drejt lirisë që kulmoi me luftën çlirimtare. Atë e gjejmë në ilegalitet, krah veprimtarit e heroit Kadri Zeka. Zëri i tij kumboi edhe nga emigracioni, gjithmonë në shërbim të kauzës kombëtare në forma të ndryshme.
I etur për liri, baca Pajazit iu bashkua radhëve të atdhetarëve në UÇK. Ai ishte njeri i dashur, mikpritës e human. I tillë do të kujtohet përherë.
Ngushëllime familjes Zymeri, bashkëluftëtarëve, bashkëpunëtorëve të idealit dhe të gjithë atyre që e njohën.
U prehsh në paqe, baca Pajazit!

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti ngushëllon familjen Tërnava: Dhimbja e tyre është dhimbja e gjithë shoqërisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për …