leoni

Tefta Cami Cani: Jeta e krijimtaria e Dhimitër Anagnostit- rexhizor i shquar

REGJIZORI i SHQUAR, “ARTISTI I POPULLIT”, “NDERI I KOMBIT” DHE I ÇMIMIT TE MADH “GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBE” DHIMITER ANAGNOSTI DO TË JETOJË ME VEPRAT KINEMATOGRAFIKE, QË KRIJOI E REALIZOI
Jeta e krijimtaria e Dhimitër Anagnostit dhe e shumë krijuesve patriotë të tjerë, na mëson se do të kujtohen e nderohen për jetë vetëm ata, që kanë punuar e punojnë me idealizëm e përkushtim në interes të mëmëdheun e gjithë shqiptarinë, duke krijuar e realizuar vepra të mëdha.
Dhimitër Anagnosti lindi e kaloi fëmijërinë në Vuno të Qarkut të Himarës, që vazhdon të jetojë një popullsi autoktone shqiptare ndër shekuj dhe të flasë në dialektin shqip-labërisht.
Kushtet materiale dhe atmosfera e familjes dhe ambienti e zhvillimet e krahinës dhe të Shqipërisë janë faktorë kryesorë në formimin e botës të pasur dhe të psikologjisë të brezit të ri.
Anagnosti njohu e u edukua dhe ndikuan në krijimtarinë e tij arkitektura tradicionale e ndërtimit të banesave e të objekteve fetare të krishtera, disa prej të cilave datojnë që në mesjetë. Fshati Vuno duket si një amfiteatër, që meriton të shpallet QYTEZË MONUMENT KULTURE, si dhe fshati GURI I BARDHE i Matit.
Ndikoi edhe trashëgimia arbëreshe, që paraardhësit e tyre, dmth, elita intelektuale e politike shqiptare kishin emigruar në Itali pas ndërrimit të jetës të Heroit tonë Kombëtarë, Gjergj Kastrioti Skënderbe nga përndjekjet e pushtuesve osmanllinj me shpresën per t’u rikthyer në mëmëdheun e tyre. Një pjesë nga pasardhësit e tyre u kthyen nga Italia, sepse ruanin thellë në ndërgjegjen e tyre dëshirën e amanetin e katragjyshërve, stërgjyshërve e gjyshërve për t’u rikthyer në mëmëdheun amë.
Ndikuan shumë në krijimtarinë e tij identiteti kombëtarë e fryma patriotike e popullsisë dhe historitë e luftrave e të rezistencës gjatë Luftës së Parë Botërore kundët pushtuesve grekë, që dogjën e zhdukën 60-të fshatra në Jug të Shqipërisë shovinistët grekë.
Ndikuan pjesëmarrja masive e heroizmi i popullsisë vunjotë gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër pushtuesve nazifashistë.
Ndikuan edhe jeta në qytetin e Vlorës, ku Ismail Qemale me shumë patriotë shqiptare nga të gjitha Sanxhakët shqiptare shpalli Pavarësinë e Shqipërisë me 28 nëntorë 1912, si dhe protestat e mëdha të këtyre patriotëve me Ismail Qemalin në krye ndaj tri Konferencave të Ambasadorëve në Londer që, megjithëse nuk ishte asnjë shqiptarë i pranishëm në ato konferenca, protestat kërkonin vendime të drejta ndaj shqiptarëve, mbrojtjen e të gjitha trevat shqiptare nga coptimi, që u përpoq dhe realizoi Rusia cariste për zgjerimin e territoreve të popullsive sllave, duke pushtuar 60-të përqind të territoreve shqiptare nga mbretëritë e Serbisë e Bullgarisë dhe Greqisë. Të gjitha këto ngjarje të mëdha historike të kombit shqiptarë ndikuan në formimin e botës së madhe e të dashurisë së pakufishme për mëmëdheun.
Bota e tij e madhe u zgjerua akoma më shumë gjatë studimeve në BS për kineastë, ku u njoh me një kulturë e krijimtari me të pasur e të gjërë të disa kombësive e komuniteteve, si dhe me krijimtarinë e elites së artit dhe kulturës të BS, që kishte një traditë të herëshme historike e më e konsoliduar, që ndikuan në formimin e Anagnostit si krijues e realizues.
Që kur ishte studentë në BS ka shkruar skenarin e filmit me titull “Njeriu nuk vdes “, që është një adaptim i tregimit të Hemingwuy, dmth, ka rolin e skenaristit adaptues. Dhimitër Anagnosti bashkëshortit me Viktor Gjikën kanë qenë regjizor të filmit “Njeriu nuk vdes”, kur ishin studentë në BS dhe kanë fituar çmimin e parë në konkursin midis institucioneve të shkollave të larta.
Dhimitër Anagnosti i përket brezit të parë si krijues e realizues, që hodhën themelet e kinematografisë e dramaturgjisë shqiptare, që i ngritën dhe i bënë kala për prodhimin e filmave dokumentarë e artistikë me tirazh të shkurtër e të gjatë dhe filma multiplukativ nga Kinostudia “Shqipëria e Re” dhe RTVSH.
I jemi mirënjohës e përkulemi me shumë nderim, që ka realizuar 14-të filma artistik e 10-të dokumentarë dhe 15-të skenarë, si dhe dy romane si: “Koburja nga Europa” (2017) e “Ulliri, pema e dhëmbjes” (2019). Ka krijuar e drejtuar deri në fund Shoqatën “Fan Noli” për fushën e kulturës e të arteve.
Me siguri është tronditur Anagnosti gjatë viteve 1992-1994 si ministër i Kulturës i PD dhe ka dhënë dorëheqjen, sepse nuk e besoj kurrë që një patriot si Anagnosti të pajtohej me filozofinë e shkatërrimit të gjithçkaje të krijuara me djersën e popullit të 45 viteve me urdhër të krerëve të PD-ës, se ishin komuniste, duke publikuar të ashtuquajturin “Çeku i bardhë”, si: uzina e fabrika, kombinate e ferma, kooperativa e hekurudha deri edhe në prerjen e pemëve e të tjera, që nxitën emigrimin masiv të të rinjve, se u shkatërruan vendet e punës. Në fushën e kulturës e arteve, prishën e zhduken të gjitha muzetë me të gjitha dokumentet historike, si dhe bibliotekat, që ishin ngritur në çdo zonë e rreth. U vodhën e u shitën në vende të ndryshme shumë artefakte e eksponate shekullore të arteve. Shkatëruan ushtrinë në vitin 1997 në kohën që po organizohej UÇK-ja në Kosovë dhe nxitën luftën civile, ku humbën jetën më se 4000 të rinjë e të reja.
X
VAZHDOJNË TË ZHDUKEN INSTITUCIONET KULTURORE SHQIPTRE ME HISTORI
Ministrja e Kulturës e PS pushtoi Ndërtesën e Kinostudios “Shqipëria e Re” për zyra, duke nxjerrë nga banesa rregjizorë e aktorë, kineastë e skenografë, piktorë e grimierë, garderobën e rekuizitën e të tjera që, me sa vështirësi e kohë qe krijuar e grumbulluar!
Eh! Ç’ministre kulture!!!!!????
Kryetari i Bashkisë të Tiranës shembi ndërtesën e Teatrit Kombëtarë, shtëpinë e aktorëve e regjizorëve, duke asgjësuar garderobën e rekuizitën. Dhe pse? Për të ngritur kulla, që nuk janë as në harmoni me qendrën e Tiranës.
Një ndërtesë të tillë të Teatrit Kombëtarë të Shqipërisë, që shembi Bashkia e Tiranës, ka Praga e Çekisë, që e ka kthyer në Muze me gjithë garderobën e rekuizitën shekullore. Kur kanë nevojë kineastë të huaj për garderobë e pajisje të rekuizitave të periudhave të herëshme, që i përdorin për filmime të periudhave të ndryshme, i marrin me qera nga ky Muze me çmime maramendëse.
Para disa viteve ish-kryeministri i PD-ës zhduku e tjetërsoi Klubin Sportiv “Partizani”. Dhe kujt ia dha pronësinë e ç’u ndërtuan?????
X
S’KA PSE TE RETUSHOHET HISTORIA! Mesa duket vazhdon tradita e herëshme.
Në periudhën e qeverisjes së PD-ës, nga Muzeu Historik Kombëtarë padrejtësisht hiqen periudhat e LANÇ-re dhe Socializmit dhe krijohet një pavion për të persekutuarit, që mund t’u ngrinin një Muze më vetë. Nga disa, që njoh, kush nuk është futur në listat e të persekutuarve deri edhe agjentë të të huajve e vjedhës …….
Hiqet ylli nga flamuri tek mozaiku i Muzeut, duke prekur të drejtën e autorit, të Artistit të Popullit të të ndierit Vilson Kilica dhe të grupit të tij, që i kam vizituar gjatë punimit të mozaikut në palestrën e Shkollës 8-vjeçare Fan Noli.
Historianët, që kanë miratuar heqjen e yllit tek Mozaiku i Muzeut Historik Kombëtarë, kanë synuar të retushojnë periudhën e Socializmit e të LANÇ-re, kur ka qenë vendosur e përdoruar ylli. Heqjen e yllit nga flamuri i Mozaikut e quaj të gabuar, sepse i përkiste asaj periudhe dhe e vlerësoj të gabuar unë, e bija e dëshmorit Ahmet Cami që, gazeta “Panorama”, ka publikuar dokumente të LANÇ-re, se komandanti Ahmet Cami i Çetës së tij të krijuar që në janar të vitit 1940 dhe në maj të vitit 1943 e ktheu në Çetë partizane të Malit të Gollobordës s’ka pranuar të mbajë yllin në kapele e në flamurin kombëtarë.
X
HISTORIA S’MUND TË SHKRUHET NGA HISTORIANË, QË UDHËHIQEN
NGA URREJTJA PËR SISTEMIN E KALUAR DHE LANÇ-re!
Në sistemin e kaluar është shembure Rezidenca e Princ Vidit
dhe ka qenë tjetërsuar banesa e Mbretit Zogu i Parë.
Në këtë sistem, pas ‘90-tës, nuk janë ruajtur vilat e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut në Tiranë dhe Vlorë, që ishin shtetërore. Duhet të liheshin siç kanë qenë me ato paisje dhe të vizitoheshin. Vihet në shitje vila e Zogut në Durrës. Në wikipedia shkruhet kalimthi për LANÇ-re dhe Sistemin Socialist. Në vendosjen e emrave të Qeverive për Sistemin Socialistë vihen vetëm emrat e kryeministrave. Pse janë bërë e bëhen? Nga urrejtja për sistemet e kaluara!!! A do të çlirohemi ne shqiptarët ndonjëherë nga ndienja e urrejtjes???!!!
Është dekonspiruar e vazhdon të dekonspirohet gjithë sistemi i mbrojtjes së popullsise, që i jep Report TV me tituj, Bunker 1 dhe 2. Të tilla vendstrehime e bunker kanë pas ndërtuar gjithë vendet europiane në vitet e luftës së ftohtë, por nuk i kanë dekonspiruar asnjë, sepse rreziku i një Lufte Botërore ekziston përsëri. Ndërsa gazetarë shqiptarë vazhdojnë të filmojnë tunele e vendstrehime, duke u shprehur:”Ja ç’ka ndërtuar Enver Hoxha!” I publikojnë nga që paguhen nga të tjerë…, apo nga padija?!”
Dekonspirimi i sistemit të mbrojtjes të shtabeve e të popullsisë mendoj se përbën krim shtetërorë e tradhëti kombëtare.
Duhet të mësojmë edhe nga popujt e tjerë! Gjermania mban edhe banesat e përmendoret e Marksit dhe Engëlsit. Mban edhe banesën e përmendoren e Hitlerit. Ruhet edhe banesa e gjyshit të Presidentit të SHBA-së, Trump.
Në Irlandë tek një ndërtesë e madhe, që e quanin Shtëpia e Madhe, dmth, e mbretërve, është e konservuar e ruhej me gjithçka si ndërtesë e pajisje të të gjitha dhomave e ambjenteve, bibliotekën, kuzhinat me kulinarinë e kohës, me veshjet e zotërinjve dhe personelit të shërbimit e menaxherit, me oborrin e lulishten që e rrethontë deri edhe lloin e barit, që jeshillonte ambjentin rretherrotull të asaj periudhe.
Kur u emrova ministre e Arsimit dhe Kulturës në prill 1976, që javën e parë më sjellin listën e aktorëve, që regjizori kishte parashikuar të interpretojnë në filmin artistik “Përballimi” në rrethin e Korçës. Në anë të listës kishte për disa ndonjë shënim biografik.
I pyeta për çdo emër aktori, se në ç’institucione punojnë si teatro e estrada?
Pasi m’u përgjigjen për institucionet ku punonin, u them: Ata janë miratuar që të punojnë në ato institucione njëherë. Pse duhet t’i miratojë përsëri ministri?
M’u përgjigjen, se është orientim i KQ të PPSH, që duhet t’i miratojë ministri.
U përgjigja: Unë nuk jam regjizore. Regjizori, që i ka zgjedhur është udhëhequr nga disa tregues e kritere. Sa për biografitë ata janë miratuar, që të punojnë në ato institucione. Dhe unë me që jam kandidate e KQ të PPSH, e heq porosinë që duhet t’i miratojë ministri aktorët që do të interpretonin nëpër filma.
Në fillim nuk e dija, se duhet të bisedoja me eprorët e mij në KQ dhe në KM. Por ky rregull u hoq sipas porosis time dhe nuk u ndoq më.
X
NË TË GJITHË FILMAT DHIMITËR ANAGNOSTI SHQUHEJ PËR PËRMBAJTJE KOMBËTARE DHE DHËNIEN E MESAZHEVE TË RËNDËSISHME E ME KOHËSHTRIRJE TË GJËRË.
TEK FILMI “LULKUQET MBI MURË”
(1976), ku skenaristë janë Petraq e Dhimitër Anagnosti njëjohësisht regjizor, që kanë patur si temë të skenarit romanin autobiografik të Petraq Qafzezit “Bonjakët”.
Në këtë film përshkruhet jeta e bonjakëve dhe jepet mesazhi i urrejtjes e i qëndresës të të gjitha shtresave që nga fëmijët e deri tek të moshuarit të popullit shqiptarë ndaj pushtuesve fashist italianë, si dhe dashurinë e përpjekjet për liri e pavarësi.
Dashuria për mëmëdheun e lirë e të pavarur ka qenë e mbetet dëshira e përkushtimi dhe mision i çdo shqiptari, për ta mbrojtur.
Në këtë film interpretojnë me shume krijimtari e realizëm aktorët e mëdhenj si: Timo Flloko, Agim Qirjaqi, Kadri Roshi, Strazimir Zaimi, Enea Zhegy, Artur Hoxholli, Alfred Kote, Liza Laska, Anastas Kristofori, Luan Qerimi, Enver Dauti, Pavlina Mani, si dhe fëmijët bonjakë. Skenograf e piktor i filmit është Namik Prizreni, që jemi përshëndetur edhe pas viteve ‘90-të.
TË GJITHË MËSUESIT KANË MISION PËR TE DHËNË DIJE SHKENCORE DHE DAHURINË NDAJ MËMËDHEUT E POPULLIT SHQIPTARË! Por veçanërisht mësuesit e historisë e të gjuhës dhe letërsisë e kanë si objekt të tyre me lëndët që japin.
Recitimi i artistit të shquar e të madh Timo Flloko në orën e mësimit para nxënësve të poezisë të Fan Nolit “Anës lumenjve” është një kushtrim, që ngjall shumë emocione e besim për të ardhmen me zërin e tij kumbues. Do ta shkruaj të plotë, që ta mësojnë edhe kuadrot me diplloma të blera:
Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur.
Po vajtoj pa fund, pa shpresë,
Anë Elbe-s, anës Spree-së,
Ku e lamë e ku na mbeti,
Van-Vatani e mjer mileti,
anës detit i palarë
anës dritës i paparë,
pranë softës i pangrënë,
pranë dijes i panxënë,
lakuriq e i brengosur,
trup e shpirt i sakatosur.
Se ç’e shenbën derberderët,
mercenarët dhe bejlerët,
se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
se ç’e prenë e se ç’e vranë,
ç’e shkretuan anembanë,
nënë thundrën e përdhunës,
anës Vjosës, anës Bunës.
Çirrem, digjem i vrerosur,
sakatosur, çarmatosur,
as i gjallë, as i varrosur,
pres një shenj’ e pres një dritë,
se ç’u terra, se ç’u mpaka
lark prej vatrës dhe prej punës,
anës Rinit, anës Tunes.
Dhe një zë vengon nga lumi,
më buçet, më zgjon nga gjumi,
se mileti po gatitet,
se tirani lebetitet,
se pëlcet, kërcet furtuna,
fryhet Vjosa, derdhet Buna
skuqet Semani dhe Drini,
dridhet beu dhe zengjini,
se pas vdekjes ndriti jeta
dhe kudo gjemon trumpeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
korrini dhe shtypini,
katundar’ e punëtorë,
që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim,
më bën djal’ e më bën trim,
më jep forc’ e më jep shpresë,
anës Elbës, anës Pree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehem njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur,
raskapitur e katosur,
brohoras me bes’ e shpresë,
anës Elbës, anës Spree-së.
X
TEK FILMI “PËRRALLË NGA E KALURA” ANAGNOSTI është skenaristë e regjizor. Skenari i kësaj komedie është bazuar tek komedia e Andon Zako Çajupit “14-të vjeç dhëndër”. Në këtë film interpretojnë aktorë me mjaftë art si : Elvira Diamanti, rolin e Marigos, Admir Sorra rolin e Gjinos, Robert Ndrenika rolin e Vangjelit, Hajrie Rondo rolin e Tanës. Role të tjera interpretojnë edhe Xhevdet Ferri, Xhemil Tagani, Zef Mosi, Mira Minga, Teli Stefani, Mimika Luca, Baftjar Çena, Mehdi Malka, Margo Arseni.
Për këtë film Anagnosti erdhi në MAK e më takoi, se komisioni kishte vendosur, që të hiqej batuta: ”Ligjin e bën maliqi”, që e thotë aktori i shquar z. Birçe Hasko, dhe më kërkoi, që të mbetej, sepse ishte i vetmi mesazh me domethënie në atë film!
E gjykova të arsyeshme kërkesën e tij, se Anagnosti kishte të drejtë. Prandaj, shkova në Kinostudio bashkë me z/ministrin e Kulturës e Arteve, të ndierin Anastas Kondo dhe drejtorin e Arteve në MAK, të ndierin Kristo Jorgji, si dhe e rimblodhëm Komisionin e vlerësimeve dhe Redaksinë e Skenareve, ku punonte edhe z.Luan Rama pranonin skenare të shkruara nga krijues të tjerë dhe prej tyre si dhe miratoheshin nga Këshilli Artistik i institucionit përkatës para se të futeshin në prodhim. Disa skenarë i lexonin edhe z/ministri i Kulturës dhe Drejtori i Arteve në MAK.
Pas dikutimeve në Komision vendosëm, të mos hiqej ajo batutë me arsyetimin, se ka të bëjë me sistemin e kaluar dhe jo me sistemin e kohës. Në fakt ai mesazh është aktual gjithmonë për çdo sistem e për të gjitha vendet, sidomos në këto 35-së vite të demokracisë në Shqipëri.
Qe kënaqësi që çiftin e artistëve Anagnosti, Dhimitrin e aktoren e madhe e të bukur, Rozën i kam takuar e jemi përshëndetur para lokalit “Artist” në Unazë.
X
TEK FILMI “KOMISARI I DRITËS”, ku interpretojnë aktorët e mëdhenjë me shumë art si: Rikard Ljarja ( Dritani),
Ndrec Luca (Prifti), Roza Anagnosti (Rudina), Ndrek Prela (Gjyshi), Preng Lëkunda (Xhaxhai i Rudinës), Mihal Stefa (Shërbyesi i Kishës), Reshat Arbana (Pjetër Mustakuqi), Ndoc Sheldija (Mëhilli).
Mesazhi i këtij filmi është “Drita e diturisë do të ndriçojnë mendjet e shqiptarëve dhe do të çojnë përpara shoqërinë shqiptare në sistemin e Republikës Popullore Demokratike të Shqipërisë”.
Përshkruhet momenti që, menjëherë pas LANÇ-re, ndërmerret aksioni i madh i luftës për zhdukjen e analfabetizmit nga mosha 18-40 vjeç . Për vajzat e djemtë, burrat e gratë u hapën kurset në çdo lagje e fshat e ndërmarrje dhe institucion, që mësonin sipas programit të shkollës fillore shkrim e këndim, njohuri në matematikë dhe historinë e Shqipërisë. Në fund të kursit merrnin dëshminë e shkollës fillore.
Në vitin 1945 u çelën shkollat fillore në shumicën e fshatrave, ku filluan të mësonin djemtë e vajzat nga 7-të deri 17 vjeç me programin: Abetare, njohuri për matematikë dhe për historinë e Shqipërisë. Arsimi fillor u bë i detyrueshëm me ligj. U hapën dhe erdhën duke u shtuar Shkollat 7-të vjeçare e të mesme pedagogjike me konvikt, si dhe u hapën Institutet e Larta me konvikt, për përgatitjen e specialistëve me arsim të lartë. Më vonë ato Institute të Larta u shdërruan në Fakultete të Universitetit Shtetërorë të Tiranës në vitin 1957.
Me gjithë kushtet e vështira ekonomike e varfërisë së pasluftës së popullit dhe mentaliteteve të prapambetura e regresive, sidomos ndaj vajzave e grave, aksioni për zhdukjen e analfabetizmit deri në moshën 40-të vjeç u zhduk brenda 5-së viteve. Nga përgatitja për çdo vit u arrit që vitin 1989 përllogariten mbi 100.000 specialistë me arsim të lartë brenda e jashtë shtetit.
X
NË FILMIN “DUEL I HESHTUR” (1967), pasqyrohet përpjekja e qëndresa, për të mos e tradhëtuar mëmëdheun.
Interpretojnë aktorët e talentuar si: Rikard Ljarja (Skënder Guri), Ndrek Luca (kapiten Ramiu), Reshat Arbana (Islami), Bujar Kapexhiu, (Bepini), Injac Saraçi, Fitim Makashi, Englantina Kume, Avzi Hoxha, Dhimitër Tani, Xhafer Sharra, Llesh Doda, Ndue Balla.
I jemi mirënjohës, që ka qenë profesor që nga viti 1980-të në Institutin e Lartë të Arteve dhe më pas me emërtimin Akademia e Arteve e Universitet i Arteve, për përgatitjen e formimin profesional të brezave të rinjë, të shumë kineastëve e regjizorëve të filmit e të radiotelevizionit, si dhe të aktorëve, që ka dhënë leksione publike e trajnime për kineastët.
Ka qenë i njohur, se u ka dhënë studentëve metodologjinë e stilin e tij vizionarë të regjizurës, frymën analitike ndaj kinematografisë si art, për t’u karakterizuar nga origjinaliteti e ndieshmëria artistike dhe komunikimi emocional gjatë rrëfimeve filmike.
Ka qenë vlerësuar si mjeshtër i kinemasë dhe profesor i përkushtuar për formimin e brezave të rinj të regjizorëve e artistëve vizual në Shqipëri.
Botimet e tij, reflektime teorike për filmin dhe dramaturgjinë vizuale, që përfshijnë mendimet e përvojën, si dhe vizionin e tij për dramaturgjinë vizuale, janë e do të mbeten një pasuri e madhe me karakter krijues për kineastët e regjizorët dhe aktorët.
Për profesionalizmin e shquar të tij, ka qenë në juritë gjatë konkurseve të studentëve dhe të mjaftë festivaleve.
Dhimitër Anagnosti do të kujtohet e mbetet midis nesh me veprat e tij krijuese e realizuese.
Tefta Cami- ish-ministre e Arsimit dhe Kulturës
Tirane, e premte, 3 tetor, 2025

Kontrolloni gjithashtu

ABC

Prof. mr. Eroll Sejdiu: HISTORIKU I SHQIPES STANDARDE

Historiku i gjuhës shqipe standarde është i lidhur ngushtë me zhvillimin historik, kulturor dhe politik …