Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Së shpejti do të ketë zgjedhje të reja dhe Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë zgjedhje të reja dhe Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër. Ajo ka shtuar më tutje se Kurti është dashur që të ulej dhe të bisedonte me aleatët tonë, pasi Kosova vetëm formalisht negocion me Serbinë dhe se atë e ka përballë vetëm formalisht. “Kosova vazhdimisht ka fituar kur është bashkërenduar me aleatët. Falë këtij bashkërendimi në Rambuje ne kemi fituar lirinë dhe në Vjenë në procesin e Ahtisaarit kemi fituar pavarësinë. Kosova vetëm formalisht negocion me Serbinë, vetëm formalisht Serbinë e kemi përballë. Negociatat e diskutimi i vërtetë është mes Kosovës e aleatëve. Kurti në vend se që të përpiqet që të mbajë leksione të kota nëpër universitete, do të duhej të ulej dhe të bisedonte seriozisht me aleatët tanë. Por fati i mirë i yni është që kësaj qeverie i ka ardhur fundi, shpejt do të kemi zgjedhje të reja dhe Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, ka theksuar Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …