Mësuesi Fekë Dajaku, largohet nga LVV dhe i bashkohet PDK-së

Kryetari i PDK-së – Dega në Skënderaj dhe kandidat i kësaj partie për kryetar të komunës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, z. Sami Lushtaku ka njoftuar përmes një postimi të tij në facebook, se Fekë Dajaku, mësues i respektuar nga Rakinica, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës duke u larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Mësuesi i respektuar nga Rakinica, Fekë Dajaku, nga sot i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, duke u larguar nga partia Vetëvendosje.

Kjo është një tjetër dëshmi se vizioni dhe puna e PDK-së po gjejnë përkrahje të gjerë nga qytetarë të shumtë e profesionistë të fushave të ndryshme.

Bashkë me Fekën, edhe shumë të tjerë po e braktisin Vetëvendosjen dhe po i bashkohen rrugës sonë për një Skenderaj më të zhvilluar”, ka shkruar kryetari I PDK-së në Skenderaj, z. Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …