Kryetari Bashkim Ramosaj vizitoi kompaninë Fidani Beton

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore të enjtën me bashkëpuntërët e tij, nënkryetarin, z. Sami Cacaj, vizituan kompaninë “Fidani Beton”.

“U mirëprita në kompaninë “Fidani Beton”, një ndër bizneset më të suksesshme dhe më të qëndrueshme në komunën tonë.

Jam i impresionuar me punën, përkushtimin dhe standardet e larta që kjo kompani po ruan ndër vite.

Faleminderit për mikpritjen dhe kontributin e vazhdueshëm që po jepni në zhvillimin e Deçanit”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim afaristët e suksesshëm në komunitetin shqiptar në SHBA, Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj.

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim afaristët e suksesshëm …