leoni

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Procesi zgjedhor ka qenë i qetë dhe kjo tregon nivel të lartë të një kulture të mirëfilltë politike

Eugen Cakolli nga Demokrania Në Veprim e ka vlerësuar lart mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ai ka thenë se procesi zgjedhor ka qenë i qetë dhe kjo tregon nivel të lartë të një kulture të mirëfilltë politike. ‘‘Përgjithësisht ka qenë një ditë e qet, tregon një nivel relativisht të lartë të një kulture të mirëfilltë politike. Unë besoj që në radhë të parë që një pjesëmarrje e tillë, do ta tejkaljmoë shifrën prej 40/42 % të pjesëmarrjes së votueseve. Shpresoj që ta bëjë KQZ, sepse DNV s’do të dalë me rezultate sonte. Por unë besoj që përvoja nga dështimi i fundit, besoj që kësaj here nuk do të kemi rezultate gabim. Procesi është dukshëm më i thjeshtë, dhe kryesisht interesi i publikut është vetëm tek votat për kryetar. Unë pres që reztultatet sidomos për kryetar të komunave, të fillojnë të dalin maksimalisht gjysmë ore pas mbylljes së procesit të votimit. Besoj që KQZ-ja më se largu deri në ora 22 do të duhej të kishte trendët, ose edhe rezultatet për mbi 70/80 % të komunave në nivel vendi’’ ka theksuar aktivisti nga shoqëria civile, Eugen Cakolli.

Kontrolloni gjithashtu

Jonathan Hargreaves: Gjëja më e rëndësishme është që njerëzit të votojnë lirshëm për ata që duan t’i përfaqësojnë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka vlerësuar se gjëja më e …