Kuvendet zgjedhore të nëndegëve të PDK-së, janë zhvilluar në 29 nëndegë gjatë të shtunës dhe të dielës

Nëndega e PDK-së, në Rugovë, kërkon të mos votohet versioni i demarkacionit me Malin e Zi

Nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës, në Rugovë, përmes një letre i ka kërkuar kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli, që deputetët e PDK-së të mos e  votojnë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, pasi  Komisioni për demarkacionin e kufirit nuk ka qenë transparent me banorët lokalë. Asnjëherë nuk ka prezantuar vendimet e demarkacionit të kufirit në të kaluarën, aprovuar nga institucionet e atëhershme relevante. Po ashtu duke u bazuar në dy vendimet e asamblesë së Komunës së Pejës lidhur me kundërshtimet e punës së këtij Komisioni dhe duke marrë parasysh perspektivën e kësaj çështje më të rëndësishme që ka shkaktuar politizimin në mes të banorëve dhe të pushtetit aktual, kërkojmë nga kryetari i degës dhe Kryesia, e strukturat partiake në qendër, të përkrahin idenë tonë që të kërkohet nga deputetët që të mos e votojnë aprovimin e punës për demarkacion”, thuhet në letrën e nënshkruar nga shtatë anëtarë të nëndegës së Rugovës.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …